Pavarësisht formimit të një prej komuniteteve më të mëdha të pakicave dhe kontributit të madh në ekonominë dhe kulturën bashkëkohore gjermane, turqit në Gjermani shpesh janë ankuar për diskriminim racist.
Migrantët turq kanë lënë një shenjë të papranueshme për kulturën gjermane dhe ekonominë e saj.
Duke ecur në rrugët e çdo qyteti gjerman sot, është e mundur që të shohësh vizitorë duke ngrënë Doner në një kafene turke, ndërkohë që shikojnë një ndeshje të Bundesligës që ka një numër lojtarësh gjermanë me origjinë turke.
Sot shtetasit gjermanë me prejardhje turke gjenden në çdo sektor, por ka edhe anë të tjera të kësaj historie.
Turqit kanë qenë shënjestra e shumë sulmeve raciste, përfshirë nga individë në administratë dhe media, janë përballur me sulme vdekjeprurëse nga neo-nazistët.
Një rast i tillë u shfaq së fundmi gjatë operacionit të Turqisë për të siguruar një pjesë të kufirit të saj të përbashkët me Sirinë, që ishte kontrolluar nga YPG, dega siriane e grupit terrorist PKK.
Bashkimi Evropian, në të cilin Gjermania luan rolin dominues, e konsideron PKK një organizatë terroriste për fushatën e saj të terrorizmit, e cila ka vrarë më shumë se 40,000 qytetarë turq.
Siç ndodhte diku tjetër në mediat perëndimore, media gjermane e portretizoi misionin e Turqisë si një mision kundër të gjithë kurdëve dhe si një mision që synon spastrimin etnik dhe jo sigurinë.
Por ajo që gjithashtu tregoi reagimin gjerman, ishin kritikat jo vetëm për shtetin, por edhe për turqit e zakonshëm, siç janë sportistët.
Në vitin 2018, futbollisti i kombëtares gjermane Mesut Ozil tha “Unë jam gjerman kur fitojmë, por unë jam emigrant kur humbasim,”.
Duke folur për kohën e tij si lojtar i ekipit kombëtar, Ozil tha: “Kur u largova nga fusha, njerëzit gjermanë më thanë: ‘Kthehu në vendin tënd”, “derr turk” dhe gjëra të tilla. ”
Ndjenja raciste që prek një nga talentet më të mëdha të futbollit të Gjermanisë gjithashtu ka qenë e shpeshtë kur bëhet fjalë për turqit e zakonshëm në Gjermani.
Turqit vuajnë diskriminimin edhe në sektorin e punës. Me këtë diskriminim shoqëror, turqit përballen me një kërcënim nga një lëvizje neo-naziste dhe partitë e ekstremit të djathtë si Alternativa për Gjermaninë.
Në vitin 2016 pas përpjekjes së dështuar nga terroristët Gulen, një gazetar gjerman foli kundër propagandës anti-turke.
“Gazetarët gjermanë dështuan në standardet etike dhe morale të gazetarisë në mënyrën që kanë raportuar për Turqinë në ditët, javët, muajt dhe vitet e fundit,” tha gazetari i pavarur gjerman Martin Lejeune në një letër drejtuar Agjencisë Anadolu të Turqisë.
Duke iu referuar “njollave” për popullin turk, dhe për qeverinë turke, Lejeune tha: “Këto gënjeshtra të tmerrshme për njerëzit trima të Turqisë, që kanë treguar vullnetin e tyre për liri, duhet të ndalen.”
Përthyer dhe përshtatur nga TRT World/ konica.al