MENU
klinika

Opozita kërkon përgjigje

Rama shmanget, zëvendësohet nga Spiropali

04.11.2019 - 10:36

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, ishte thirrur të raportojë në Parlament për fatin e Alvin Berishës, i cili ndodhet i plagosur në kampin al-Hol në Siri.

Por kreu i qeverisë nuk është i pranishëm në seancën plenare. Ai ka zgjedhur të përfaqësohet nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

7 deputetë të opozitës parlamentare kërkojnë shpjegime nga Ministri Rama lidhur me rastin e Alvn Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet i vetëm në kampet e Sirisë.

 

Pavarësisht se kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se çështja e 11-vjeçarit shkon përtej çështjes së diplomacisë, ende nuk ka asnjë hap të bërë publik nga autoritetet shqiptare për rrugën që po ndjekin për të marrë fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e ruajtura nga forcat kurde.

Ministrja, Elisa Spiropali, u shpreh se qeveria është duke bërë gjithcka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët.

Kas pasur shkëmbim informacione me partnerët për të shqiptarët që gjendeshin në atë zonë, por të gjithë jemi të vetëdigjshëm se përballja me këtë fenomen  kërkon para së gjithash ndërgjegjësim social, përvec komunikimit dhe ndërveprimit me partnerët. E bërë këtë përmbledhje për të gjithë ata në këtë sallë apo jashtë, që mendojnë se filluam të kujdesemi për këtë problem pas rastit të fundit. I kemi kushtuar vëmendje të vecantë luftëtarëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në konflikt. Situata në Siri është tejet e komplikuar.

Shqiptarët kanë kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme, ndërsa kanë ndryshuar edhe emrat, duke e bërë të vështirë identifikimin. Shqipëria është duke bërë gjithcka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët. Hapat e ndërmarrë nuk mund të bëhen publike, pasi do të ishte e papërgjegjshme, pasi do të vinte në rrezik operacionin. Duke zbuluar identitetin e tyre i ekspozojmë përpara një rreziku vdekjeprurës. Për pasoja do u lutesha mos të kompromentojmë situatën dhe jetën e personave që po përpiqemi ti shpëtojmë. Ju garantojmë se institucionet e përfshirë po bëjnë detyrën me profesionalizëm pa zhurmë dhe bujë” tha ajo.