MENU
klinika

Reagimi i ambasadës amerikane dhe DASH

Raporti për terrorizmin, SHBA përgëzon Shqipërinë

01.11.2019 - 20:02

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vendeve për Terrorizmin, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në raport vlerësohet se Shqipëria vazhdoi mbështetjen e saj të fortë ndërkombëtare.

DASH thekson se kërcënimi i terrorizmit në Shqipëri vjen nga të kthyerit nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet për të radikalizuar rininë shqiptare.

SHBA-ja thotë se Irani kishte planifikuar sulm terrorist në Shqipëri, por Tirana zyrtare dëboi dy zyrtarë, mes tyre ambasadorin.

Në dhjetor, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin në Shqipëri në përgjigje të një komploti të sponsorizuar nga Irani për të kryer një sulm terrorist në Shqipëri” thuhet në raport.

Ndërkohë, ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar raportin në faqen zyrtare duke përgëzuar Shqipërinë për përpjekjet.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgëzon Shqipërinë për përpjekjet e shtuara në forcimin e sigurisë kufitare, ndalimin e suksesshëm të terroristëve të njohur apo të dyshuar, si dhe për hapat drejt përmbushjes së plotë të rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të përmirësuar kontrollin e pasagjerëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë ajrore”.