Rekordet janë bërë për t’u thyer, por kur ato thyhen përmes gjëra të ndaluara, atëherë jo vetëm që të hiqet medalja dhe rekordi, por vuan penalitete të tjera.
Kjo i ka ndodhur atletit 30-vjeçar kenian Abraham Kiptum, që është dënuar me 4 vjet përjashtim nga të gjitha aktivitetet sportive, pasi është konsideruar fajtor nga antidopingu britanik.
Kiptum ka dalë pozitiv me substanca të ndaluara gjatë një testi antidoping. Edhe pse testi është kryer këtë vit (fillimisht u pezullua 30 ditë, në prill të këtij viti), dënimi do të përfshijë edhe rezultate që janë arritur në vitin 2018.
Për pasojë, Kiptum i është hequr rekordi botëror që vendosi në garën e gjysmë-maratonës. Më 13 tetor 2018, keniani dha kohën 58’18” në garën e gjysmë-maratonës në Valencia, rekord botëror (përmirësoi me 5 sekonda kohën e mëparshme).
Gjithsesi, kjo kohë tashmë nuk ekziston më. Dënimi për Abraham Kiptum do të përfundojë në mars të 23-shit. Vështirë që pa gara dhe pa grumbulluar pikë në 4 vjet, atleti të rikthehet sërish në majë.