MENU
klinika

I riu nxirret gjallë nga rrënojat e hotelit

Rëndohet bilanci i viktimave, 16 të vdekur

26.11.2019 - 15:49

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Durrësi. Një i ri është nxjerrë i gjallë nga gërmadhat nga ekipet e kërkim-shpëtimin në zonën e Kavalishencës në hotelin “Mira Mare”.

Ai është transportuar drejt autoambulancës nga ku më pas do të transportohet në spital për marrjen e shërbimit të nevojshëm mjekësor.

Dyshohet se janë 2 ose 3 persona të tjerë nën rrënoja. Shpëtimi i të riut çon në 43 numrin e të shpëtuarve. Ndërkohë krahas lajmit të mirë nga Durrësi vjen edhe një lajm i keq.

 

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë, duke çuar në 16 numrin e të vdekurve nga tërmeti 6.4 ballë i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN