Janë shfaqur më shumë thashetheme lidhur me Samsung Galaxy S11 të ri.
Këtë herë informacioni vjen nga Galaxy Club, dhe është i përqendruar në kamerën e kësaj pajisje të ardhshme.
Me sa duket, ‘Hubble’ është emri i koduari për kamerën e Galaxy S11 dhe ka edhe më shumë thashetheme që përfshijnë një zmadhim optik 5X.
Samsung Galaxy S11 i ri mund të përfshijë një aparat fotografik ‘periscope’ i cili do të na japë 5x zmadhim optik dhe një sensor parësor 108MP.
Jemi akoma dy muaj larg nga lansimi zyrtar i kësaj pajisje dhe me siguri do të marrim më shumë thashetheme që flasin për kamerën e telefonit.
Me kalimin e kohës, do të kemi një ide më të mirë të asaj që mund të marrim gjatë tremujorit të parë të vitit 2020.