MENU
klinika

"Ndjenjat vëllazërore të popullit italian...

Senati Italian solidarizohet me Shqipërinë: Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave!

26.11.2019 - 17:46

Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, i ka shprehur sot dhimbjen dhe solidaritetin Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për humbjen e jetëve njerëzore nga tërmeti shkatërrimtar që preku sot vendin tonë.

“Senati italian dhe unë ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, të lënduarit, me të gjithë njerëzit që vuajnë si edhe me ekipet e shpëtimit të jetëve njerëzore.

Në këto çaste të trishtuara rikonfirmojmë bashkëpunimin, solidaritetin dhe ndjenjat vëllazërore të popullit italian për popullin shqiptar.”-shkruan Presidentja e Senatit Italian Maria Elisabetta Alberti Casellati.