MENU
klinika

Krijimi i shkencëtarëve kanadezë

Sensori që paralajmëron mbinxehjen e automjetit, mund të shpëtojë jetë

11.11.2019 - 18:49

Një studim në Kanada tregon se mesatarisht 38 persona vdesin çdo vit nga nxehtësia e makinës.

Më së shumti janë fëmijë të vegjël dhe të moshuar. Pra nëse një fëmijë qendron në një makinë e cila është e ekspozuar ndaj diellit është në rrezik për jetën.

Pas disa minutave në ekspozim temperatura e automjetit mbinxehet me afërsisht dyfishin e temperaturës së ambjentit të jashtëm.

Ndaj disa shkencëtarë nga Kanadaja krijuan pajisjen që të paralajmëron se makina është mbinxehur.

Ajo konsiston në disa sensorë të cilët do të implementohen në baxhanë e makinës dhe do të njoftojë përmes një sistemi në celularin e shoferit se temperature brenda makinës po nxehet.

Për këta shkencëtarë kjo pajisje do të parandalojë vdekjen e dhjetëra personave dhe jo pak herë jetën e kafshëve të cilët lihen brenda në makinë qëllimisht ose jo.

Raporti i këtij viti tregon të paktën 50 raste të vdekjes së fëmijëve dhe foshnjave brenda makinave.

Ekipi që po merret me krijimin e pajisjes deklaron se ajo do të jetë e gatshme në vitin e ardhshme.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”