MENU
klinika

Formula e Pagëzimit: 1462!

Shqiptarët e krishtërimit të hershëm

08.11.2019 - 20:52

      Muzeu Historik Kombëtar kujton sot, “Formulën e Pagëzimit”, njohur si dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip deri sot.

Dorëshkrimi latinisht me “Formulën e Pagëzimit” u gjet në bibliotekën “Laurenziana” të Firences, nga historiani rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij, më 1915.

Ajo është një fjali e shkurtër shqip (Unte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit) në mes të një shkrimi latinisht, një letër qarkore e kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Skënderbeut. Është një formulë që duhet të përdornin familjet për të pagëzuar fëmijët e tyre të porsalindur, kur nuk mund t’i çonin në kishë.

Formula është shkruar në dialektin e Veriut dhe me alfabet latin, i afërt me atë që ka përdorur Buzuku në veprën e tij.

Me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në vitin 2008, Muzeu Historik Kombëtar botoi librin me titull “Formula e Pagëzimit”. Në këtë libër u përfshinë kumtesat kushtuar dokumentit të parë të shkruar në gjuhën shqipe.

Më 8 nëntor, kujtojmë datën e shkrimit të dokumentit kishtar të kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, latinisht, në të cilin dokument gjendet në gjuhën shqipe “FORMULA E PAGËZIMIT”, që deri më sot konsiderohet si dokumenti i parë shqip që njihet, e që mban datën e 8 nëntorit të vitit 1462, sipas Vatican News.

Dokumenti i kryeipeshkvit shqiptar imzot Pal Engjëllit, mik, këshilltar e bashkëpunëtor i afërt i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur nga historiani rumun, Nicolae Jorga, më 1915.

Dokumenti është fryt i vizitës baritore që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli bëri si bari e udhëheqës shpirtëror i grigjës së Zotit, nëpër Kishat famullitare dhe viset e kryedioqezës së Durrësit.

Në mbarim të kësaj vizite imzot Pal Engjëlli paraqet pasqyrën e gjendjes së organizimit të Kishës, situatën e vështirë të banorëve e besimtarëve, problemet e mëdha ekonomike e rreziqet që i kanoseshin aso kohe popullsisë dhe duke u lënë porosi, në rend të parë priftërinjve por edhe besimtarëve (banorëve) të pagëzonin foshnjat në rast të rrezikut të vdekjes me fjalët e Formulës së ritualit kishtar të Sakramentit te Pagëzimit…

“Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.

Së fundi, në këtë dokument imzot Pal Engjëlli u kërkon Eprorëve të Kishës së Romës, Selisë së Shenjtë, të ndihmojnë popullsinë e varfër e të vuajtur të këtyre viseve. Dokumenti më i vjetër që kemi shqip, pra, i përket kohës së Skënderbeut.

Formula e Pagëzimit është një frazë shqip në mesin e një shkrimi latinisht prej 37 faqesh, shkruar nga argjipeshkvi i njohur i Durrësit, imzot Pal Engjelli (1417-1469).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Meshari” mesazh shqip

Gjon Buzuku shkroi gegërisht

“Gjeografia” nga Ptolemeu

Falë këtij gjeniu bota na quan Albania


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen