MENU
klinika

Pas humbjes me Frankfurt

Shkarkohet Emery, dy kandidatë për Arsenalin

29.11.2019 - 15:29

Pas humbjes së mbrëmshme në shtëpi me Frankfurt, drejtuesit e Arsenalit lajmëruan sot shkarkimin e trajnerit Unai Emery. Menjëherë kanë filluar të përmenden kandidatët e parë.

“Massimiliano Allegri dhe Mauricio Pochettino duhet të jenë objektiva të Arsenalit për stolin drejtues”, – thotë Kevin Campbell. “Topçinjtë” kanë nevojë për dikë me emër.

Në fakt, shumë kandidatë mund të lakohen për këtë post, edhe afër shtëpisë, me Pochettino në merkato, pasi u lirua nga pankina e Tottenham.

Campbell do të dëshironte që të emërohej argjentinasi, por ndjen se edhe Allegri mund ta ndryshojë për mirë Arsenalin, do ta bënte sërish konkurrues:

“Ka një gamë trajnerësh të mirë në treg. Para se Unai Emery të vihej në diskutim, unë dëshiroja Max Allegri. Ende mendoj se italiani është një nga trajnerët elitë, që mund ta kthejnë Arsenalin në rrugën e duhur.

Natyrisht, e dimë që Mauricio Pochettino është në dispozicion. Ka nga ata që kanë pikëpyetje për atë, thonë se nuk ka fituar asgjë, etj. Por, të gjithë e dimë se ai është një trajner shumë i mirë.

Ka trajnerë të tjerë, që janë në punë në këtë moment, të nuk ia vlen t’i përmend, por këto të dy mund ta bëjnë vërtet mirë këtë punë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN