MENU
klinika

Probleme me pasurinë

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit të Korçës, Brunilda Malo

07.11.2019 - 13:47

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e apelit të Korçës, Brunilda Malo.

Kjo e fundit u hetua vetëm për kriterin e pasurisë ku u gjetën parregullsi dhe për këtë arsye KPK vendosi ta shkarkojë, pavarësisht kundërshtimeve të Malos e cila ngriti pretendime për shkeljen e së drejtës dhe paragjykim të procesit.

kolana e librave

Të ardhurat e deklaruara nga një aktivitet privat si dhe nga shitja e aksioneve janë një burim i rëndësishëm i pasurive dhe shpenzimeve të familjes, me një vlerë të deklaruar prej 24.1 milionë lekësh.  Komisioni konstatoi se nuk provohet me dokumente tërheqja e dividentit dhe as pagesa e tatimit për fitimin e përfituar.

Ndërkohë, Komisioni evidentoi edhe pasaktësi dhe mospërputhje të tjera në deklaratat e pasurisë.