Sipas statistikave, thuhet se 1 në 10 persona preket nga gurët në veshka në një moment të caktuar të jetës.
I njohur në gjuhën mjekësore si nefrolithiaza, ai është një material i fortë dhe kristalor i përbërë nga mineralet që gjenden në urinë. Prania e një guri në veshka nuk shkakton shqetësime deri në momentin që fillon të lëvizë nga veshkat drejt traktit urinar. Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga gurët në veshka, atëherë e keni idenë se sa e dhimbshme është kjo eksperiencë.
Ka disa mënyra për të prandaluar formimin e gurëve në veshka. Një prej tyre është të pini sa më shumë ujë, i cili duhet të jetë i filtruar. Është gjithashtu një ide e mirë të qëndroni larg produkteve ushqimore që përmbajnë oksalate, të cilat është vëretetuar se shkaktojnë gurë në veshka. Tek këto ushqime bëjnë pjesë spinaqi, panxhari i kuq, luleshtrydhet, çokollata, frutat e thata, çajrat, fasulet e thata, etj.
Ju gjithashtu mund të provoni këtë recetë shumë të thjeshtë të këtij lëngu, e cila është vërtetuar se ndihmon në shpërbërjen e gurëve të vegjël në veshka duke parandaluar që të bëhen më të mëdhenj dhe duke shkaktuar simptoma si krizat, gjak në urinë, të vjella, të përziera dhe nevojë urgjente për të urinuar. Receta më poshtë do t’ju ndihmojë për një trajtim natyralë efikas në rast të gurëve në veshka:
- Përbërësit:
-1 limon;
-1 portokall;
-1 mollë;
-4 feta shalqi;
-4 kube akulli;
- Përgatitja
Prisni në feta portokallin dhe mollën dhe hidhini në mikser. Mos harroni të shtoni dhe fetat e shalqirit si dhe lëngun e freskët të limonit të shtrydhur. Shtoni edhe kubet e akullit dhe vazhdoni të miksoni derisa lëngu të lidhet mirë.
Pini një deri dy porcione në ditë. E mira është të zgjidhni fruta organike për të marrë maksimumin e benefiteve prej tyre. Çfarë e bën këtë pije të funksionojë është acidi citirk i gjendur tek limoni, molla e portokalli. Acidi citrik është shumë i dobishëm në shkatërrimin e gurëve në veshka, sidomos tek ata që janë shkaktuar nga depozitimet e shumta të kalciumit.
Nga ana tjetër, shalqiri ëhtë i pasur me ujë dhe kalium, të cilat gjithashtu ndihmojnë në shpërbërjen e gurëve.