MENU
klinika

Premier League, java 14

Shkëputet Liverpool, bie Chelsea, Mourinho “OK”

30.11.2019 - 18:02

Liverpool ka komplikuar ndeshjen në fundin e saj, por ka marrë tri pikë të tjera me shumë vlerë ndaj Brighton, teksa ka fituar 2-1. Një sukses që i shkëput Të Kuqtë me 11 pikë nga vendi i dytë.

Van Dijk shënoi dy gola në harkun kohor të 6 minutave (18’ e 24’), dy herë i shërbyer nga Alexander-Arnold. Pra, sot Liverpool duhet t’i falet dyshes së mbrojtjes.

Në pjesën e dytë, vendasit e Liverpool kanë komplikuar gjithcka, kur Alisson del me karton të kuq dhe pas 3 minutash miqtë kanë ngushtuar diferencën në 2-1. Gjithsesi, të besuarit e Klopp kanë mbajtur avantazhin deri në fund.

Nga 6 fitore radhazi, dy humbje radhazi për Chelsea dhe tashmë rrezikon edhe zonën Champions, pasi Tottenham ka fituar 3-2 në shtëpi dhe është afruar me 6 pikë.

Blutë e Londrës humbën 0-1 në shtëpi me West Ham, një humbje që djeg shumë sepse ishte derbi. Ndërkohë, Mourinho merr fitoren e tretë në krye të Tottenham në po kaq ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN