Tërmeti i fuqishëm që preku vendin ditën e sotme ka rezultuar fatal duke u marrë jetën 21 viktimave dhe më shumë se 600 të plagosur të regjistruar në spitalet rajonale të qyteteve, si Tirana dhe Durrësi.
Mëngjesin e sotëm për situatën e krijuar në vend shumë vennde kanë shprehur solidartet e tyre duke akorduar një sërë ndihmash qofshin ato ushtarake por dhe në vlerë monetare.
Mësohet se Kosova ka dëguar një pjesë të Ushtrisë së saj dhe ka akorduar gjithashtu dhe 500,000 euro nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Nërkohë ajo që është bërë virale dhe gjithashtu ‘hit’ në internet është fotoja e një qeni dhe një ushtari të ardhur nga Kosova në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Duket se qeni në foto është i trajnuar nga Ushtria e Kosovës dhe deri më tani ka shpëtur jetë njerëzish.
Kujtojmë që pak më parë si qeveria e Shqipërisë por dhe ajo e Kosovës e ka shpallur datën 27 nëntor si ditë zie kombëtrë duke e ulur kështu flamurin në gjysmështixë.