MENU
klinika

Po vazhdon operacioni i shpëtimit

Shpëtojnë prindërit, vajza 17 vjeçare ende nën rrënoja

26.11.2019 - 13:16

Nuk kanë fund operacionet e ekipeve të shpëtimit.

Në Thumanë, aty ku pasojat e tërmetit janë më katastrofike, vijon të ketë histori suksesi dhe dështimi.

 

E rradhës është rasti i një vajze 17 vjeçare.

Forcat e kërkimit-shpëtimit po kërkojnë të bien në gjurmë të 17 vjeçares e cila ka mbetur ende nën rrënoja ndërsa prindërit e saj kanë arritur të dalin nga banesa edhe pse janë të lënduar.