Shumë sportistë shqiptarë, por edhe të huaj, madje edhe kampionë bote, janë solidarizuar më situatën emergjente në Shqipëri për shkak të tërmetit.
Ze Maria, ish-trajneri i Tiranës, ka bërë një dedikim prekës Shqipërinë dhe viktimat që la pas tërmeti. Braziliani thotë se Shqipëria është në zemrën e tij dhe se i lutet Zotit që të mos ketë më viktima.
“Me të vërtetë shumë i trishtuar për atë që ka ndodhur në Shqipëri… Një vend fantastik me njerëz të shkëlqyer. Nga larg nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të lutem dhe t’i kërkoj Zotit që të mos ketë më viktima.
Ishte vërtetë shumë e rëndë kjo tragjedi, por shqiptarët janë njerëz që janë mësuar të luftojnë dhe do të dalin më të fortë! Lutem për ju, keni një vend në zemrën time”, shkruante Ze Maria në “Instagram”.