MENU
klinika

Evening Star

Shqiptari nuk është mysliman, se shpërfill Kuranin

22.11.2019 - 07:43

Shpërfillës ndaj fesë dhe të dhënë pas interesave vetjake, kështu ishte përshkrimi mes rreshtash që i bënte shqiptarëve gazeta «Evening Star» që botohej në Washington D.C.

Në një artikull mbi gjendjen në Ballkan, që mban datën, 16 janar 1910, jepej një pasqyrë e përgjithshme mbi shqiptarët, historinë e tyre më të re si dhe shtrirjen gjeografike, shkruan Konica.al.

Ajo çka nguc vëmendjen janë konsideratat e gazetarit të «Evening Star» për karakterin aspak fetar të shqiptarëve të asaj kohe.

Portali Konica.al sjell një pasus nga artikulli në fjalë:

«Shqiptari është në dukje mysliman, por i pagdhendur, ai nuk është rreptësisht mysliman i mirë, për shkak se shpërfill Kuranin.

Feja e tij, në të vërtetë, është kundërthënie, një përzierje e islamizmit dhe krishtërizmit; ai nderon Shën Gjergjin dhe Shën Nikollën, por nëse një mulla nuk di fjalët sesi t’i bëjë derman fëmijës së tij që lëngon ai nuk ngurron ta çojë atë të prifti më i afërt. Ai mban emra të krishterë dhe medalje myslimane me kryq.

Thuajse të gjithë shqiptarët myslimanë janë të lidhur me një sekt mjaft kurioz të njohur si bektashi, që janë myslimanë mjaft tolerantë». /konica.al/

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen