04.11.2019 - 22:53
Ai mbetet një yll edhe jashtë fushave të blerta, sidomos kur në krah është e dashura e tij. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez “vodhën” shfaqjen në MTV Europe Music Aëards, kur mbërritën plot shkëlqim në këtë event të ndarjes së çmimeve të muzikës.
Çifti i famshëm kishte preferuar ngjyrat e ndezura, por të kundërta. “Ylli” i Juventusit ishte veshur me një kostum të kuq të ndritshëm, ndërsa Georgina kishte zgjedhur një fustan blu elektrizues.
Partnerja e Ronaldos, edhe pse mbante qëndrim serioz, nxirrte në pah fizikun e saj në pjesën e qafës dhe gjoksit, si dhe me një çarje të lartë në anën e kofshës së majtë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mungoi Ronaldo
Kampionët shkëlqejnë në “tapetin jeshil”
Kujdes Georgina!
Notarja italiane, në “sulm” për Ronaldon
Në kërkim të vendit