MENU
klinika

Fjalët profetike vajzës

Si i braktisi Papa Françesku, dashurinë dhe tangon

18.11.2019 - 18:50

       Me portretin që ngjall vetëm dashuri dhe mirësi, Papa Françesku konsiderohet si një prej figurave më të përfolura në botë. Si lider i Kishës Katolike, për besimtarët, ai është simboli i urtësisë dhe përsosmërisë njerëzore.

Për shumicën e njerëzve, Papa Françesku është figura e një njeriu, që me përkushtimin, thjeshtësinë dhe devotshmërinë e një shërbëtori të Zotit, fal dashuri dhe bekon njerëzit e thjeshtë, nga çdo skaj i botës.

Për këtë misionar, ka edhe disa fakte interesante që mbase, ju nuk i kishit menduar, apo as nuk i përfytyronit për një njeri kaq të devotshëm.

Papa Françesku adhuron tangon! Pikërisht gjatë orëve të kursit të tangos, Papa ka njohur të dashurën e tij, në rininë e hershme. Por, thirrja e brendshme ishte shkaku që jeta e tij, do të merrte më pas, një tjetër drejtim./Konica.al

Kur ai ishte vetëm 12-vjeçar, vajzës të cilën ai e simpatizonte, mësohet t’i ketë thënë: Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift.

Kjo fjali, në fakt, kishte qenë profetike…

Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001, nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku flet rrjedhshëm italisht, gjermanisht, latinisht, frëngjisht dhe portugisht, si dhe është shtetas i tri vendeve: Argjentinës, Italisë dhe Vatikanit.

 

Françesku është i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin, që zgjidhet papë dhe njëherësh, papa i parë që nuk është europian, në 1200 vitet e fundit.

Më 21 shtator 2014, Papa Françesku realizoi vizitën e parë në Europë, në Tiranë, ku mbajti edhe një meshë solemne në sheshin “Nënë Tereza”, një fjalim, takimin në Presidencë dhe shëtitjen shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit, mes mijëra pjesëmarrësve dhe besimtarëve./Konica.al