03.11.2019 - 15:20
Dita 3 nëntor e vitit 1443, është një datë historike për mbarë shqiptarët. Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë. Prej këtu, më pas, do të niste lufta 25-vjeçare shqiptare kundër pushtimit turk.
Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij, ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare.
Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Mbetet heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Poeti francez ALPHONSE DE LAMARTINE
‘Skënderbeu hero, politikan, mbret dhe simbol i shqiptarve’
Bukuri shqiptare
‘’Shpirti arbëresh në veshje’’ në Muzeun Kombëtar
Rëndësi e Madhe Kombëtare
‘’Meshari’’ i Gjon Buzukut, vepër monumentale
Reputacioni, rebelimi dhe kultura