MENU
klinika

Beteja e Nishit

Shteti mesjetar shqiptar

03.11.2019 - 15:20

     Dita 3 nëntor e vitit 1443, është një datë historike për mbarë shqiptarët. Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë. Prej këtu, më pas, do të niste lufta 25-vjeçare shqiptare kundër pushtimit turk.

 

 

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij, ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare.

Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

 

 

      Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Mbetet heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptar.