MENU
klinika

Janë edhe 2 shqiptarë të tjerë

S’luan me Shqipërinë, Vata e nis me gol tek Irlanda

21.11.2019 - 17:20

Ditët e fundit ka bërë shumë bujë deklarata e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, kur pohonte se djali i tij Rocco Vata nuk do të luante kurrë për Shqipërinë.

Dihet tashmë që Rocco zgjodhi Irlandën në rang kombëtaresh, nga është edhe gjyshja e tij nga mamaja. Ai ka debutuar këtë javë me fanellën e përfaqësueses U-15 të Irlandës, duke lënë shenjë që në pjesëmarrjet e para me skuadrën irlandeze.

Pasi luajti rol zëvendësuesi me ekipin në miqësoren e dy ditëve më parë ndaj Polonisë, në suksesin 2-1, në ndeshjen e dytë ai ishte titullar dhe shënoi gol në suksesin 2-1 të skuadrës së tij.

Në fundin e pjesës së parë, Irlanda shpërdoroi një penallti, por Vata u tregua i aftë të ndiqte aksionin dhe të shtynte në rrjetë topin e kthyer nga portieri polak.

Në pjesën e dytë ishte një tjetër shqiptar, Kevin Zefi, ai që shënoi golin e rezultatit 2-1 që vulosi fatin e kësaj ndeshje. Zefi ishte autor i një goli edhe në ndeshjen e parë të luajtur të martën mes dy përfaqësueseve dhe shihet si një sulmues me shumë perspektivë. Në radhët e Irlandës U-15 ishte grumbulluar edhe një tjetër shqiptar, Justin Ferizaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I biri i ish-kapitenit të Kombëtares

As Shqipërinë dhe as Skocinë, Rocco Vata zgjedh…