MENU
klinika

Historia e trishtë e Cane Carës

Sot do të festonte ditëlindjen me shokët…

27.11.2019 - 16:46

Cane Cara është i riu, i cili u nxorr sot nga rrënojat.

Gjimnazisti 18-vjeçar jetonte në Thumanë, pikërisht në njërin nga pallatet e shembura, kurse gjimnazin e kryente në Fushë-Krujë.

Ditën e sotme ai do të mbushte 18 vjeç dhe me rastin e ditëlindjes kishte ftuar shokët e tij për të festuar.

Ai i kishte thirrur ata që një muaj më parë, por për fat të keq shokët e tij janë mbledhur për ta dërguar në banesën e fundit.

foto 1111.jpg

Shoku i tij i ngushtë, Xhoni Gjokeja, nuk e ka fshehur trishtimin ndërsa i dedikon Canes edhe një mesazh të ndjerë:

“Më kishe premtuar që sot do dilnim, nuk e mbajte fjalën vlla. Sot do ishte dita më e bukur për ty, po fatkeqësisht u bo më e keqja për ne. S’e gëzove ditëlindjen e 18-të vlla. Të pushtoftë shpirti në paqe vëllai im” thuhet në mesazhin që shoqëron foton.