MENU
klinika

Letra e plotë e një "çami"

Sot mbetëm me turp para “vëllerzërve kosovarë”

29.11.2019 - 12:49

     Më poshtë, gjeni letrën e shkruar nga një pronar hoteli në Shqipëri, të cilit i është rrënuar prona. Zotëria ka origjinë çame, që sigurisht, bëhet me dije në këtë rast, për shkak të kontekstit dhe për ta kuptuar mirë të kundërtën: se jemi të gjithë, një komb!/ Konica.al

Letra e plotë:

Fjalia qe kam patur me shume tmerr te artikuloj ka qene “pushuesit kosovare”! Me kane pyetur jo pak here se cfare jane pjesa me e madhe e pushuesve qe na frekuentojne, gjithnje u jam pergjigjur “te huaj dhe shqiptare te kosoves” madje edhe regjistrimin e pashaportes se tyre ne sistemin e hotelit e kam bere “shqiptar” asnjehere “kosovar”! Kohen e luftes ne shtepi kemi mbajtur nje familje me plot halle, kemi ndare gezimin tone me ta dhe ata hidherimin e tyre me ne, kemi ndare buken bashke ne nje tryeze! Degjoja shpesh “aman mos me trego mua kosovaret se jane te pabese, do i mbani me buke por do ikin e as emrat tuaj nuk do kujtojne me”!

Sot ata erdhen ne heshtje, pa buje pa kamera, pa lajmerime, erdhen per te ndare sot me ne dhimbjen tone… Po ne sot mbetem pa fjale perballe tyre dhe plot turp: ata edhe pushimet i kalojne tek ne per te mos ia dhene dikujt tjeter ato para,ne cfare bejme???? Ata edhe ne stadiumin e tyre ngrejne flamurin kuq e zi, po ne cfare bejme???? Ata na thone “vellezer e motra” po ne cfare u themi atyre???? Shpirtmadhesia jone vdiq pas viteve ’98-’99, njerezit u bene si kafshe dhe nisen te shqyhen mes tyre per nje mur,p er nje oborr,per dy rrenje ullinj… Nxorrem dhembet ndaj vellait,motres,femijes,mikut,komshiut… u transformuam ne armikun e gjakut tone, disa zgjodhen te ikin larg Shqiperise per te mos rene ne kete kategori njerezish se me keqardhje e them: po behej mese e natyrshme te ishe kesisoj njeriu!!!

Ne shkaterrojme vendin tone, pronen tone, perdhosim emrin tone neper bote, madje ne te shumten e rasteve u beme Maria nga Mejreme dhe mohuam origjinen tone per nje vend pune, per nje grusht para… Kjo eshte gjeja me e shemtuar qe dikush i ben vetes dhe kombit te tij-te mohosh gjenezen eshte sikur te mohosh nenen qe te lindi!!! Ja, kesisoj njerezish u beme ne – lepijme doren e atij qe na trajton si kafshe e qe na pi gjakun ne pune dhe kafshojme doren e atij qe na mban me buke e qe na ofron strehe! Ne po pranojme mbi kurrizin tone lloj-lloj mashtrimesh, padrejtesish, ligesish, vjedhjesh, etj., etj., etj, po i pranojme dhe nuk po ngreme krye as per te pare driten e diellit! Po na shkulet zemra vendit tek shohim femijet tane qe mezi i rritem,te ikin neper bote ne kerkim te nje jete me te mire… dhe heshtim, pranojme cdo lloj dhimbjeje dhe mallkimi! Ne jemi bere si ai uji i ndenjur qe qelbet e vjen ere, e Zoti lart po zemerohet kaq shume me ne dhe me mendjet tona!!!

Me falni o njerez, por personalisht mendoj se keto jane sinjale te Zotit per reflektim, per vetegjykim, per veteveprim! Shikoni brenda vetes me shume me teper dashuri dhe besim, sepse dashuria lind nga brenda vetes dhe reflektohet tek te tjeret! Mos dashuroni makina,çanta,shtepira dhe bizhuteri- dashuroni njeriun!!! Mos e zemeroni Perendine me shume se dite me te keqija mund te perjetojme nese vazhdojme keshtu! Pse duhet te kemi nevoje per nje tragjedi te tille, qe te tregojme miresine qe kemi brenda nesh???? Perse duhet te perjetojme dite tmerri si keto per te treguar qe sic dime te duam ne askush ne bote nuk di ta beje???

Perse duhet ta shohim vdekjen me sy qe ta kuptojme vleren e vertete te jetes? Ata qe na vjedhin cdo dite,ata qe nuk kane miresi ne shpirt,ata qe nuk kane as din e as iman,sot bejne sikur qajne por nga xhepat e tyre nje cent s’e dhane!!! Shqiptare kudo qe jeni neper bote,vetem nje gje te dini te beni: te doni me shume dhe cdo dite njeri-tjetrin, me pas Zoti serish do na doje me shume neve! Me lot ne shpirt, me gur ne zemer, ju themi qe hapim dyert e hotelit per te ofruar strehe per familjet ne nevoje! Zoti na ndihmofte!

Autori eshte pronari i nje hoteli ne Shqiperi (Marrë nga “Gazeta Shqiptare”)

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët