MENU
klinika

Kërkojnë vëmendje nga qeveria

Stina e ullinjve, por ullinj s’ka! Ankohen fermerët

01.11.2019 - 13:40

Edhe pse stina e vjeljes së ullirit ka mbërritur këtë vit fermerët e fshatit Kreshpan të Fierit nuk kanë se çfarë të mbledhin.

Ata thonë se faktorët kryesor kanë qenë klima jo e favorshme për prodhim dhe mungesa e ujit.

“Prodhimtaria është e dobët, vjet mora 48 kv ullinj, këtë vit 5 kv”.

“Zoti lart e ka në dorë”.

Për shkak të rendimentit të ulët të prodhimit të ullinjve edhe në fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit ka një ulje të prodhimit si rrjedhojë edhe të punës.

“Fabrika jonë nuk po punon me kapacitet të plotë 24 orë, por 12-13 orë punon”

Banorët e Kreshpanit i janë rikthyer prej vitesh kulitivimit të ullirit, madje nuk mungojnë edhe rastet kur emigrantët nga Anglia kthehen për të vjelë ullinjte e tyre në fshat dhe më pas për ta tregtuar deri në Angli.

Piro Tahiraj prej vitesh jeton në Angli, ku tregon se vajin e ullirit e preferojnë shumë.

“Unë kam filluar dhe ta shes, të bëj biznes të vogël tek emigrantësh shqiptarë dhe tek një numër i vogël i kufizuar sot për sot anglezësh të cilët janë të kënaqur me këtë vaj bio”

Aktiviteti kryesor i banorëve të kësaj zone është kultivimi i ullirit, ndaj ata kërkojnë më shumë vëmendje nga qeveria.