MENU
klinika

Nxënësit kundër nobelistit

Stokholmi refuzon shkrimtarin Peter Handke

12.11.2019 - 14:14

       Nobelisti Handke, nuk u ftua për t’u prezantuar me nxënësit, në komunën Rinkeby të Stokholmit, për projektin “Nobel në Rinkeby”, raportojnë mediat suedeze.

Që nga viti 1988, nxënësit në Rinkeby kanë punuar çdo vjeshtë me këtë projekt, ndërsa lexojnë librat dhe prezantohen me laureatët e rinj të Nobelit në letërsi.

Kjo traditë nuk do të vijojë këtë vit, kur për herë të parë, nuk do të ftohet laureati austriak i Nobelit: Peter Handke. Në Rinkeby, këtë vit është e ftuar vetëm Olga Tokarczuk, fituesja e dytë e këtij çmimi.

Peter Handke është kritikuar për mohimin e genocidit të Srebrenicës dhe për marrëdhënien e tij miqësore, me Sllobodan Millosheviçin.

Ne të rriturit duhet të marrim përgjegjësi dhe duhet të kujdesemi që të mos përfshijmë fëmijët tanë në këtë fushatë”, – ka thënë Gunilla Lundgren, themeluese e projektit “Nobel në Rinkeby”.

Ajo u shpreh, se nxënësve iu prezantuan pikëpamjet e Handkes për Srebrenicën dhe marrëdhëniet e tij me Sllobodan Milosheviçin.

Rinkeby është një komunë në veri të Stokholmit, ku shumica e banorëve janë emigrantë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit