MENU
klinika

"Arritja" e Tesla-s

Tani xhami i përparmë i makinës mund të pastrohet me lazer!

29.11.2019 - 16:35

Për më se 100 vjet, pastrueset e xhamave kanë mbetur të pandryshuara, njëjtë sikur rrotat e makinave apo ulëset.

Por, inxhinierët në Tesla janë duke punuar me përkushtim, që të krijojnë laser për xhamin e përparmë, për largimin e mbetjeve të ndryshme.

Në aplikimin për patentë, është bërë e ditur se baza e këtij laseri është e pozicionuar në të njëjtën hapësirë, sikurse baza e pastrueseve të zakonshme.

Laseri aktivizohet dhe lëshon dritën që kalon nëpër sipërfaqen e xhamit dhe largon apo djegë mbetjet që ka në shënjestër.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse ky sistem me laser, do të bëjë pastrimin nga mbetjet, apo do të funksionojë gjatë tërë kohës që të largojë ujin apo pikat e shiut.