27.11.2019 - 13:50
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta për situatën e tërmeteve.
Në mesazhin ngushëllues, Putin uron për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.
- Mesazhi ngushëllues i Putinit
“I nderuar zoti President, pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin Tuaj nga tërmeti.
Ju lutem t`u përcillni të afërmve të viktimave fjalë ngushëllimi dhe përkrahjeje, si edhe urimet për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve.
Vladimir Putin
Moskë,
Më 27 nëntor 2019″