MENU
klinika

"Panair 22": 4 çmime - 800 tituj

Tirana në ngjarjen e vitit për Librin

13.11.2019 - 12:52

      Dita e sotme shënoi edicionin e 22-të, të ngjarjes më të madhe të librit, për kryeqytetin shqiptar. Panairi i Librit në Tiranë, ka hapur dyert për lexuesit në Pallatin e Kongreseve, duke prezantuar kështu para tyre rreth 800 tituj të rinj, të botuar vitin e fundit, që do të vijojë nga 13 – 17 nëntor. Si çdo vit, edhe kësaj here në Tiranë, do të prezantohen dhjetëra botues nga Kosova, me librat më të rinj të botuar së fundmi.

 

 

Panairit i Librit në Tiranë, për këtë vit ofron katër çmime: për “Veprën më të Mirë Letrare Origjinale”, për “Përkthimin më të Mirë në Gjuhën Shqipe”, si dhe për “Veprën më të Mirë të Letërsisë Dokumentare ose Memorialistike”. Si zakonisht, një çmim i veçantë do të shkojë për “Përkthimin e një Vepre nga Gjuha Frënge në Gjuhën Shqipe”. Ky i fundit, akordohet nga Ambasada e Francës në Tiranë. Të gjitha çmimet, veç vlerësimit profesional dhe çertifikatës simbolike, shoqërohen edhe me vlerën monetare.

Juria e Panairit kryesohet nga prof. Lili Sula, drejtore e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, poetja Adriatike Lami, që është edhe drejtore e një shkolle të njohur në Tiranë, studiuesi Agim Baçi, përkthyesi Agim Doksani dhe poeti, Parid Teferiçi.

 

 

Krahas shitjes së librave, në kuadër të këtij panairi do të mbahen edhe disa aktivitete, që do të përfshijnë promovime librash, seminare dhe diskutime. Vlen të përmendet këtu, pseminari i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me temë “Romani triller, një prirje e re edhe në letërsinë shqipe”, konferencat njohëse, si “Përvoja në përkthimin e letërsisë më të mirë evropiane”, nga shtëpia botuese “Dituria” e të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për të tretin vit radhazi

Hapet Panairi i Librit në Elbasan


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit