Ka startuar java 12 e Kategorisë Superiore në futboll. Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim edhe me Vllazninë në “Selman Stërmasi”. Pas barazimit 1-1, bardheblutë janë ndalur 0-0 në shtëpi me Vllazninë.
Një ndeshje me pak raste për shënim. Të dyja skuadrat kanë goditur shtyllën, Vllaznia në pjesën e parë dhe Tirana në të dytën. Tirana mbetet në vendin e tretë, ndërsa Vllaznia në vendin e shtatë. Një pikë që vlen pak për të dyja skuadrat.
Tirana – Vllaznia 0-0
Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci (76′ Dunga), Çelhaka (62′ Hasani), Halili, Batha, Kobina, Kale (84′ Doka), Ngo. Trajner: Julian Ahmataj
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor (Maksim), Lika (72′ Shtubina), Sinjo (68′ Kruja), Maranhao. Trajner: Mirsad Jonuz
Gjyqtar: Kridens Meta
Karton i verdhë: Batha / Gurishta, Hygor