MENU
klinika

Ka luajtur edhe me Marseille

Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet ish-futbollisti i La Liga-s

19.11.2019 - 17:37

Mund të kesh qenë futbollist, madje me ekipe prestigjoze në La Liga, por kjo nuk do të thotë se mund t’i shpëtosh hekurave kur merresh me trafik të lëndëve narkotike.

Mëngjesi i sotëm ka qenë mjaft i hidhur për ish-futbollistin e Malagas dhe Rayo Vallecanos në La Liga, Sergio Koke. Ky i fundit është arrestuar nga policia spanjolle, së bashku me vëllain e tij, me akuzën e trakut të drogës.

Nga operacioni i ditës së sotme, autoritetet spanjolle kanë kapur një ton hashash, si dhe kanë arrestuar në total 20 persona. Në momentin e arrestimit, Koke ishte në shtëpinë e tij në Estepona.

Në të kaluarën, Koke ka luajtur edhe për ekipe me emër si Olimpique  Marseille apo Sporting Lisboa. Gjithashtu, spanjolli ka qenë pjesë edhe e Arisit të Selanikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“International Champions Cup” në ShBA

Ronaldo arrestohet po shkeli në ShBA