MENU
klinika

Dështimi i 3 dekadave

Ulliri i Beratit në ‘krizë’

03.11.2019 - 21:49

Mungesa e reshjeve ka bërë që ky të jetë viti më i dobët për prodhimin e ullirit në zonën e Beratit.

Fermerët ngrenë alarmin se Ulliri i Beratit është në “krizë”.

Ata e cilësojnë vitin më të dobët të 3 dekadave të fundit për sa i përket prodhimit të ullirit në zonën e Drobonikut, Bilces apo dhe të zonave përreth Beratit.

Ulliri kripës apo edhe i vajit, këtë vit kanë shënuar prodhimin më të ulët historik. Faktori kryesor është thatësira.

“Kemi 30 vjet që merremi me ullirin dhe si sivjet nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. S’kemi asnjë ndihmë nga shteti”, shprehet fermeri Flamur Caushi.

Sipas tij, ndikojnë si plehrat me të cilat ushqehet ulliri, spërkatja, por dhe natyra jo e përshtatshme. Po ashtu edhe Luan Maska, një nga pronarët e fabrikave për prodhimin e vajit të ullirit shprehet se sivjet është një nga vitet me të këqinj për të.

“Rrime e presim fermerët duke sjellë ullirin, detyrohemi të punojmë një në katër ditë për arsye se s’ka prodhim”, tha ai.