MENU
klinika

Ja reagimi i tij!

Unaza e Re/ Reagon ashpër Meta, dënon dhunën ndaj banorëve

12.11.2019 - 11:10

Nisur nga mbrëmja që lamë pas, banorët e Astirit, u vendosën në rrugë, në mbrojtje të banesave, pas lajmërimit e rreth orës 4-5 të mëngjesit do të nisë shembja e tyre.

Me praninë e mjeteve të rënda në zonë, kanë nisur edhe përplasjet mes policisë dhe banorëve, të cilët kundërshtuan vendimin.

Dhuna e përsëritur kësaj radhe agravoi deri në hedhje të gazit lotsjellës, e me tensione të shumta, ku si pasojë raportohen edhe dhjetra të lënduar.

Menjëherë pas kësaj situate të krijuar ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili dënon ashpër dhunën e ditës së sotme, si dhe ka bërë thirrje për palët të ulen në dialog.

Thirrja e tij kësaj radhe shkon edhe për banorët, të cilëve u kërkon të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

  • Reagimi i plotë i presidentit

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.”