MENU
klinika

Gjykata Kushtetuese

Vakancat/ Komisioni i Ligjeve miraton raportin për tre kandidatet

05.11.2019 - 11:00

Komisioni Ligjeve ka miratuar sot raportin për kandidaturat për dy vakancat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Para të pranishmëve, Klotilda Ferhati, theksoi se të gjitha dokumentacionet që ka sjellë KED-ja për kandidaturat janë të plotë.

Pas dritës jeshile që morën në Komisionin e Ligjeve, tre emrat e kandidatëve si Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë brenda afatit 30 ditor dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Pas seancës dëgjimore të pak ditëve më parë, Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të martë me shumicë votash dy raportet me emrat e dërguar nga KED-ja për anëtarë të Kushtetueses për vendet vakante, të cilat u shpallën në 12.02.2018 dhe 04.03.2019, pasi anëtarët e mëparshëm u skualifikuan pasi iu nënshtruan procesit të vettingut.