MENU
klinika

"U dënua padrejtësisht"

Vdes poshtë gërmadhave/ I riu nuk gëzoi dot lirinë

26.11.2019 - 11:39

Kristian Preçi ishte banor i Thumanës, zonës që u godit më fuqishëm nga tërmeti i ditës së sotme.

Fatkeqësisht, ai u nda nga jeta si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në këtë zonë tre pallate u shembën totalisht, nën rrënojat e të cilëve u gjetën viktima, ashtu sikundër pati edhe lajme të mira për të shpëtuar brenda atyre rrënoja.

Por Kristiani nuk pati fat sot. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë pikërisht avokati i tij.

“Sot humbi jetën nga tërmeti Kristian Preçi banor i Thumanës, klienti im që fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushëllim familjarëve, qoftë i parajsës. Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm. Iku shpejt”– shkruan avokati në rrjete sociale.

Djaloshi ndërroi jetë jetë poshtë gërmadhave të banesës së vetë.

Kristian Preçi u mbajt padrejtësisht në burgun e Fushë Krujës për katër muaj, pasi akuzohet nga një grua se i kishte vjedhur celularin. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Manastirliu: Ekipet mjekësore në gatishmëri

Spitali i Durrësit i tejmbushur, po trajtohen 600 të lënduar

Mbërrin në 9 numri i viktimave

Rëndohet bilanci/ Nxirret një vajzë e pajetë