MENU
klinika

Juventus-Lazio

Vendoset për datën dhe vendin e Superkupës së Italisë

05.11.2019 - 15:54

Finalja e Superkupës së Italisë 2019, mes Juventusit dhe Lazios, do të luhet në Arabinë Saudite, në Riad, më 22 dhjetor, nga ora 17:45, sipas orës lokale përtej Adriatikut.

Seria A duhet ta llogarisë këtë “dritare” të lirë në kalendarin e ndeshjeve. Kjo nënkupton shtyrjen e javës së 17-të të kampionatit italian, ose të asaj që i paraprin pushimit për Krishtlindje.

Përfaqësues të ligës dhe dy zyrtarë të klubeve respektive kanë udhëtuar tashmë në Arabi për një inspektim, për të pare nga afër hotelet dhe kampet e trajnimit.

Pasi u mbajt edicioni i fundit i Superkupës së Italisë në Jeddah, vendi tjetër arab që do ta presë këtë ndeshje është kryeqyteti, “King Sand University Stadium”, me kapacitet 25.000 vende. Transmetimi televiziv do të bëhet nga Rai 1.

Për herë të parë nuk do të ketë pengesa gjinore në stadium. Deri vitin e kaluar ishte e ndaluar për gratë (femrat) që të shikonin ngjarje sportive drejtpërdrejt. Tani, për fat të mirë, po bëhet një hap tjetër përpara: femrat do të kenë qasje në çdo sektor të stadiumit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN