MENU
klinika

Juventus-Milan

Superkupa e Italisë shkon në 7 mln euro

05.11.2018 - 12:33

Nuk është bërë ende zyrtare, por kur na ndajnë edhe dy muaj nga zhvillimi i Superkupës së Italisë 2018 (që do të zhvillohet në 2019) marrëveshja mbi datën finale duket se është gjetur dhe sfida do të shohë përballë Juventus dhe Milan do të luhet më 16 janar 2019 në Jeddah, në Arabinë Saudite.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, në zyrat e Ligës Italiane të Futbollit do të takohen përfaqësuesit mes dy klubeve për të konfirmuar te General Sport Authority, enti qeverisës përgjegjës për sportin në Arabinë Saudite që akordi është arritur.

Data origjinale e 12 janarit është skarcuar, duke qenë se Arabia Saudite luan me Libanin një ndeshje përfaqësuese. Kjo shtyrje do të detyrojë Milan dhe Juve që të luajnë më përpara Kupën e Italisë, pra më 12 janar.

Zgjedhja e datës është bërë me objektiv që të mbushet stadiumi “King Abdullah Sport City”. Premio që do të ndahet mes dy klubeve është 7 mln euro. Për një shumë të tillë ia vlen zhvendosja në Arabi…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN