MENU
klinika

"Kosova u hap derën shqiptarëve"

Viktima e 33-të/ Meta dhe Thaçi në vendngjarje

27.11.2019 - 19:49

Presidenti Ilir Meta dhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi mbrëmjen e sotme ishin në lagjen nr. 18 në Durrës te pallati gjashtë katësh që është fundosur, ndërsa vijon puna për nxjerrjen e trupave që ndodhen nën rrënoja.

Meta tha se kjo është një kohë e vështirë, por përpjekjet do të vijojnë deri në fund për gjetjen e qytetarit më të fundit.

Është një situatë dramatike e cila vazhdon dhe ka vështirësitë e saj, pasi ka ende lëkundje si sot në mesditë, që cenojë edhe punën edhe sigurinë e forcave që po kërkojnë qytetarët tanë me shpresën për t’i shpëtuar.

Në radhë të parë shpreh falenderimet për Kosovën për popullin dhe presidentin Thaci, FSK-në që ka fituar një simpati të gjerë jo vetëm për shkak të reagimit menjëherë që është gjendur e para, por edhe përkushtimin e saj për të na ndihmuar të gjithëve në këtë sfidë të jashtëzakonshme.

Përpjekjet do të vijojnë deri në fund dhe shpresojmë të kemi sa më shumë fat deri në gjetjen e qytetarit më të fundit” tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrje për të gjithë ata që duan të ndihmojnë!

“Një adresë e vetme për të gjitha ndihmat”