MENU
klinika

Çfarë premton Klosi?

Vilen mandarinat, tregtarët ‘qahen’ për tregun

23.11.2019 - 16:48

Vjelja e mandarinave në Mursi të Konispolit nisi me festë.

Këtë vit 930 fermer kanë shtuar me 10 ha sipërfaqen e mandarinave dhe 48 ha më shumë në total.

Por merak si çdo vit ata kanë gjetjen e tregut.

Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi u premtoi mbështetje, një investim direkt që lidhet me kultivuesit e mandarinës është ndërhyrja e plotë në kanalin e Janiarit që pritet të sigurojë ujitje për të gjithë zonën.

Prodhimi i agrumeve këtë vit është i mbarë dhe cilësor, por mungesa e tregut të shitjes mbetet problem.

Ndaj kryebashkiaku Shuaip Beqiri kishte një porosi për fermerët.

“Mos të bien pre e tregtarëve që mundohen t’ia marrin mallin e tyre jo në koston që i takon.”

Konispoli vazhdon të mbetet prodhuesi më i madh i mandarinave në vend, duke punësuar qindra punëtorë nga e gjithë Shqipëria përgjatë muajve të dimrit.