MENU
klinika

Pse nuk po merret BE me helmimin?

Vuçiç presion ndërkombëtarëve: Sa të jem gjallë…

03.11.2019 - 21:24

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, sërish ka pyetur zëdhënësen e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq nëse mund të tregojë se me çfarë helmi janë helmuar anëtarët e KQZ’së në Prishtinë.

Vuciç shprehet i habitur pse me këtë çështje kaq të rëndësishme nuk po merret BE-ja, e as përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer.

Ai përmendi në një postim në Twitter se kanë kaluar tri javë që nga rasti i helmimit në Prishtinë dhe përsëriti që derisa të jetë gjallë, nuk do të heqë dorë nga përgjigjja për këtë rast.

Ai kërkoi nga BE-ja të sqarohet nëse helmi, siç tha ai, ishte antraks, noviçok apo ndoshta mjet për pastrimin e mobileve.

Vuçiç do të takohet të hënën me amerikanin Palmer, dhe thotë se do të jetë rasti i duhur që të sqarohen pozicionet e dy palëve rreth sanksioneve dhe njohjes së Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN