MENU
klinika

Publikimi

Xhaka ka një dedikim të veçantë për nënën

14.11.2019 - 16:58

Janë më të përfolurit në Europë për momentin, Graniti tek Arsenali dhe Taulanti te Kombëtarja shqiptare, por vëllezërit Xhaka nuk i pengon të festojnë datën e shënuar.

Sot për ta është një ditë mjaft e veçantë. Nëna e tyre feston ditëlindjen! Granit Xhaka ka postuar në Instagram një dedikim të bukur për nënën e tij:

“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunëtore, por mbi të gjitha si NJERI.

E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja.

Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gëzuar ditëlindjen nëna ime e dashur, personi më i shtrenjtë në jetën time”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN