MENU
klinika

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes

Zetori përmbyset në Fier, humb jetën drejtuesi mjetit

19.11.2019 - 13:02

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Patos.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, ku mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin Beniamin Toro 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.