Nëntori i lirisë, ka sjellë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të gjithë heronjtë që dhanë jetën në moshë fare të re, për Shqipërinë. Pas 100 portreteve të “Heronjve të Popullit”, në nderim të 75-vjetorit të Luftës Antifashiste në Shqipëri, Tiranës iu shtua një tjetër dekor-simbol.
Imazhi i “Nënës Shqipëri” është shfaqur mbrëmjen e të dielës, para Korpusit të Universitetit të Tiranës, pjesë e përgatitjeve të organizimeve të 75-vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazifashistë.
Këtë vit Shqipëria kremton 75-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Kjo ngjarje, më e rëndësishmja e historisë së vendit, do të përkujtohet sipas një kalendari historik. Kremtimet do të kulmojnë në datën 29 Nëntor, ku do të përkujtohet dhe nderohet sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve të vendit.