MENU
klinika

U dëbuan nga Tirana në tetor 1946

500 “elementet reaksionare e armiq”

27.12.2019 - 07:51

Nga Kastriot Dervishi

Ndër krimet e spikatura të komunistëve në fillimet e pushtetit të tyre, por që është vërejtur edhe në vitet e tjera si dukuri është procesi i spastrimit të qyteteve nga “reaksionarët”. Ky proces politiko-grabitqar që shoqërohej gjithnjë me përzënie nga shtëpia, ishte një nga mjetet më të thjeshta në kuadër të goditjes së klasave të vjetra dhe krijimit në Tiranë dhe qytete të tjera të shtresës pro regjimit. Shtresa që dëbohej nga Tirana me vendime urbanizimi ishte ajo që kishte ndërtuar shtetin shqiptar deri këtë kohë.

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Mihal Prifti, njoftonte gjithë ministritë, Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin e Planit, Komisionin e Kontrollit të shtetit, Drejtorinë e Radio Tiranës, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Qendrën e Kryqit të Kuq, sekretariatin e Frontit Demokratik, sekretariatin e Rinisë Popullore Shqiptare, sekretariatin e Bashkimit të Grave Antifashiste Shqiptare, sekretariatin e Bashkimit të përgjithshëm Sindikal Shqiptar në lidhje me mosmarrjen në shërbim të “elementëve që do të qiten jashtë Tiranës”.

Në letrën e datës 7.11.1946, thuhej:

“Duke patur si shkak se shumë persona që janë caktuar për të dalë jashtë Tirane kërkojnë punë, me qëllim që të mbeten, bashkëlidhur po jua dërgojmë listën e familjeve të Komisioni i Rregullimit të Urbanizimit pranë Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës së Tiranës, me vendimin nr.2, datë 21.10.1946, ka vendosur qitjen jashtë Tirane për në vendet e tyre, me porosi që të kihet kujdes që të mos merret në shërbim prej jush asnjë anëtar i familjeve të përmendura në listë. Për këtë gjë për çdo element që do ju drejtohet për punë, më parë duhet të mos figurojë emri i tij ose i familjes në listën e përmendur. Shtojmë se mbi sa më sipër, të lajmëroni edhe gjithë entet e varura prej jush. Në rast të kundër ju bien përgjegjësi”.

Lista e vendimit nr.2, datë 21.10.1946
1-Dhimitër Kacimbra, 2 persona
2-Qirjako Dilo, 6
3-Familja Ndue Pali, 7
4-Muhamet Karagjozi, 5
5-Familja e Jonuz Shijakut, 9
6-Qani Sevrani, 3
7-Spiro Koço, 3
8-Familja Munir Halimi, 4
9-Familja Fuat Halimi, 4
10-Hajdar Starova, 7
11-Menduh Vrioni, 7
12-Familja Muntaz Vrioni, 4
13-Qemal Karagjozi, 5
14-Nurxhet Karagjozi, 5
15- Sami Karagjozi, 3
16-Pertef Karagjozi, 4
17-Urani Koxhomani, 3
18-Familja e Bilal Nivicës, 3
19-Hasan Alizoti, 5
20-Familja Xhafer Shkëmbi, 5
21-Vasil Avrami, 5
22-Safet Libohova, 8
23-Ifet Vila, 1
24-Hysni Peja, 4
25-Tushe Maloku, 2
26-Niazi Çaço, 3
27-Sadet Rusi, 4
28-Koço Zako, 5
29-Jovan Dimitresku, 6
30-Fehim Leskoviku, 3
31-Qamile Hajro, 1
32-Sajde Shehu, 3
33-Familja Bashkim Coberi, 5
34-Rabije Koculi, 1
35-Myrvete Koprencka, 2
36-Zef Shoshi, 2
37-Marije Rrok Kolaj, 3
38-Ikbale Zenel Prodani, 7
39-Abdurrahman Selfo, 6
40-Nurije Cani, 1
41-Meleqe Irfan Ohri, 4
42-Loni Gjika, 3
43-Aleme Shtino, (?)
44-Llazar Kume, 7
45-Muhamet Qibini, 1
46-Kristika Duka, 4
47-Fehim Glina, 2
48-Mediha Poda, 4
49-Mihane Çarçani, 7
50-Shahin Poda, 4
51-Shano Ziso, 5
52-Muke Vërtiniku, 3
53-Mark Shani, 1
54-Hysen Jaupi, 1
55-Kol Naraçi, 2
56-Afërdita Sokrat Dodbiba, 1
57-Drita Xhilaga, 3
58-Hedije Q.Prodani, 3
59-Bahri Skënderi, 3
60-Hilmije Biçaku, 5
61-Ferit Përmetit, 2
62-Firdes Mehmet Hurshiti, 8
63-Ikbal Javer Hurshiti, 3
64-Familja e Cole Toles, 4
65-Familja Nikolla Mole, 3,
66-Qazim Kripa, 9
67-Abaz Deliallisi, 10
68-Bajram Beja, 7
69-Merzije Peshkëpia, 6
70-Ramiz Kaça, 4
71-Rasim Sokoli, 6
72-Aziz Vrioni, 4
73-Qazim Plasa, 4