MENU
klinika

Cili është djathi yt i preferuar?

8 llojet e djathërave më të shëndetshëm

05.12.2019 - 22:10

Cili është djathi yt i preferuar?

Ne ju rendisim sot në Neps.al 8 prej llojeve më të shijshme, por njëkohësisht edhe të shëndetshme për ju:

Mozzarella

Mozzarella është një djathë i butë dhe me më pak kripë ose kalori sesa djathërat e tjerë. Përmban gjithashtu probiotikë që forcojnë sistemin tuaj imunitar.

Feta

Feta është një djathë grek që ka pak kripë, por është i ulët në kalori. Përmban edhe një acid yndyror që përmirëson përbërjen e trupit.

Gjiza

Djathi-gjizë është i mbushur me proteina. Shtimi i djathit në dietën tuaj ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe njëkohësisht ju ndihmon të humbni në peshë.

Rikota

Ricotta është një djathë i butë, i bardhë, i mbushur me proteina. Hirra me cilësi të lartë që gjendet në ricotta mund të promovojë rritjen e muskujve dhe të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

Parmexhano

Djathë me laktozë të ulët, që përmban mjaftueshëm kalcium dhe fosfor që mund të promovojë shëndetin e kockave.

Djathi zvicerian

Djathi zviceran ka më pak yndyrë dhe natrium sesa shumica e djathrave të tjerë dhe ofron komponime që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Sidoqoftë, nevojiten më shumë hulumtime.

Djathi çedar

Eshtë i pasur me vitaminë K2, një lëndë ushqyese që parandalon ndërtimin e kalciumit në arteriet dhe venat tuaja. Marrja e mjaftueshme e K2 mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Djathi i dhisë

Djathi i dhisë është më i ulët në laktozë dhe përmban proteina që mund të treten më lehtë sesa ato të djathrave të tjerë nga qumështi i lopës.