Adelina Ismajli ka qenë e ftuara speciale e emisionin NiN, me Alaudin Hamitin mbrëmjen e djeshme.
Këngëtarja e njohur shqiptare tregoi arsyen e largimit nga muzika dhe pse u shkëput për një kohë të gjatë.
Ajo tha se nuk mund të qëndronte në skenë përsa kohë që nuk e ndiqte nëna e saj e ndjerë.
“Ka qenë një thyerje e madhe emocionale kur mami u nda nga jeta. Në atë moment e kam pasur plotësisht të pamundur të jem në skenë e mos t’i kemi dy sytë e mamit që më shohin. Nuk e pashë të arsyeshme të isha në skenë të këndoja”.
Adelina u shpreh se këtu ka ndikuar edhe ardhja në jetë e fëmijës dhe ndryshimi i realitetit për të.
“Nuk kisha çfarë ndjenja të jepja”, u shpreh Adelinam