MENU
klinika

"Do ringjallë punësimin"

Aeroporti i Vlorës/ Do tërheqë investimet e huaja

19.12.2019 - 12:38

Ndërtimi i një aeroporti në qytetin bregdetar të Vlorës do të ketë një impakt ekonomik të madh jo vetëm për këtë rajon, por edhe për të gjithë vendin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm projektin e Aeroportit të Vlorës, pasi siç u shpreh ajo ndërtimi i tij është vetëm fillimi i një dimensioni shumë të madh investimesh vendase dhe të huaja.

Investimet, theksoi ministrja Denaj në aktivitetin e zhvilluar sot për hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, nxjerrin më tepër në pah nevojën e përmirësimit të arsimit profesional.

“Aeroporti do të krijojë mundësi edhe për investime në fusha të tjera si shëndetësi apo infrastrukturë. E gjithë kjo mundësi e thithjes së investimeve të huaja direkte por edhe atyre vendase do të rivitalizojë një element shumë të rëndësishëm që është punësimi.

Në këtë aspekt ne kemi ende një detyrë të rëndësishme për ta bërë sot e për ta konsoliduar në 2 vjeçarin e ardhshëm, që është arsimi profesional”- nënvizoi ministrja Denaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqipëria do të ketë gjithnjë pak frymë italiane"

Aeroporti i Vlorës/ Rama: Tenderi hapet javët e ardhshme

Standartet më të larta teknike

Gati projekti i aeroportit të Vlorës


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!