MENU
klinika

Heqja e TVSH, nxitja kryesore

Agropërpunimi, potencial për tërheqjen e investimeve të huaja

09.12.2019 - 14:03

Agropërpunimi shihet një nga sektorët me potencial të lartë, për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

“Agropërpunimi perceptohet si një sektor ku ekzistojnë potenciale për investime të reja si p.sh. në investime në përpunimin e produkteve dhe fruta-perime me vlerë të shtuar për eksport dhe për tregun vendas (Made in Albania), apo përpunimi në vend i bimëve mjekësore etj”– tha zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit, Dhimo Kote.

Sipas tij, vitet e fundit vërehet rritje e eksportit të bimëve mjekësore, produkteve bujqësore të përpunuara, si përpunimet e zarzavateve dhe frutave, çka mund të zhvillohet më tej në të ardhmen si një alternativë e mirë për rritjen e prodhimit vendas, të ardhurat dhe zgjerimin e punësimit.

Zv.ministri shpjegon se paralelisht me eksplorimin e sektorëve potencial për investime, qeveria ka ndërmarrë dhe incentive të reja me politika lehtësues për rritjen e investime.

Kështu heqja e TVSH për inputet bujqësore, ulja në 6% e TVSH për strukturat akomoduese në agroturizëm apo edhe nisma për skemën e karburantit në bujqësi, janë mbështetje për nxitjen e investimeve të reja.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria