MENU
klinika

Pjetër Bogdanit

“Ai që nuk len këtë vend të bahet turk”

08.12.2019 - 11:38

Pjetër Bogdani ishte prift, ipeshkëv i Shkodrës, arqipeshkëv i Shkupit, shqiptar nga Hasi.

Autori i parë origjinal i letërsisë shqiptare, autor i Çetës së Profetëve (lat. Cuneus Prophetarum), 1685, e para vepër në prozë e shkruar në gjuhën shqipe.

Siç shkruan edhe Ndue Ukaj, në nj9 postim dedikuar Bogdanit në Facebook,ai vdiq më 6 dhjetor të vitit 1689, 330 vite më parë.

Sipas tij, edhe vetë sundimtarët osmanë asokohe, e thërrisnin “ai qe nuk e len këtë vend të bahet turk”.

  • Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Pjetër Bogdani jetoi dhe veproi në një periudhë shumë të zymtë e dramatike për kombin shqiptar, por me guxim të pashoq u bë “ai qe nuk len këtë vend te bahet turk”- thoshin sundimtarët osman.

Kjo e dhënë e dalë prej armiqve të tij, dëshmon dhe njëkohësisht provon se ç’figurë e rëndësishme për kohën ishte ai.

Bogdani vdiq më 6 dhjetor 1689, 330 vjet më parë. Kurse pas vdekjes së tij, siç njoftoi nipi i tij, Gjergj Bogdani, turqit trupin e tij e nxorën nga varri dhe ua hedhën qeneve në mes të piacës së Prishtinës. Ky fund tragjik i jetës së tij, është fillimi i veprës së tij, si frymë shëlbuese dhe si kujtesë identitare.

Bogdani, duke jetuar në një kohë shumë të zymtë për popullin e tij, u mishërua dhe u njësua me fatin e tij, dhe me forcën e dijes e të guximit, arriti të ndizte një dritë shprese për arbnit e plandosur në robëri dhe mjerim.
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, te novela “Raporti i fshehtë” ka shkruar për fenomenin e mungesës së varrit të Gjergj Kastriotit dhe ka tërhequr një paralele shumë domethënëse, mes mungesës së varrit të heroit tonë kombëtar dhe mungesës së varrit të Jezu Krishtit. Dhe për të përforcuar idenë e novelës, ai shkruan: “Zbrazëtia e varrit dëshmon shenjtërinë.”

Në të vërtetë, një shenjtëri të tillë, në një variant tjetër, e dëshmon jeta dhe vepra madhore e Bogdanit, trupi i të cilit u shëmtua dhe iu hodh për ushqim qeneve, por u mishërua si frymë e ide në ndërgjegjen kulturore e kombëtare të pasardhësve të tij, që Çetën e morën dhe e përcollën brez pas brezi, si një shandan drite e shprese. Shëmbëllimin më tipik të mishërimit të veprës së tij në jetën kulture të shqiptarëve e gjejmë te figura e Ibrahim Rugovës, i cili mësues e udhërrëfyes në jetë dhe në vepër e pati Bogdanin.

Me këtë rast, po e publikoj një poezi timen kushtuar Bogdanit, të botuar te libri “Ujëvara e metaforave”, botuar 2008.

Pjetër Bogdanit

-Ndue Ukaj

Sa vështirë e patë t’i mbërthesh gjitha ato male në gjoks
E ti, si shkëmb i rrëmbeve me një gisht

Vërtet ishe shkëmb,
Dhe mbi atë shkëmb u ndërtua shumëçka
Pastaj u rrënua gjithçka
Përpos idesë tënde

Një qen i zgjebosur që të kafshoi për së vdekuri
Defilon gjithë ditën nëpër Prishtinë
Hasi është më i bardhë se bora
Dhe nuk shihet nga Prishtina

Çeta e ideve tua gërryen tokën nënë këmbët tona
Na çart shikimi yt prej shkëmbi
Dhe frikohemi ngase qenin akoma s’e kemi lidhë

Megjithatë, Atë i dashur,
S’na the asnjëherë
Si kapërtheve me një frymë perandorinë e vdekjes
Dhe e ia prishe gjumin prej bishe
S’na the si i mblodhe gjymtyrët pas shtatë kodrave e pas shtatë maleve
Dhe Bjeshkët e Nemuna i bërë të shenjta
Nuk na kallëzove si i kalove me një hap gjitha ato male
Për të shkruar historinë në rrënjë që kalbeshin keq
Mu në zemër të tokës sime
Aty ku të përbaltën
E mbi trupin tënd u ushqyen qen të çartur,
Dhe nga eshtrat e tua u ngritën tempuj të gjithfarshëm
Asnjëherë këtë s’na e the, At i dashur.

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!