MENU
klinika

Identifikohet viktima

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person

18.12.2019 - 15:49

Një aksident rrugor i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure, ku ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Murriqan. Mësohet se viktima është Lin Dedaj 45-vjeç, i cili ka humbur jetën në vend.

Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera për ngjarjen e rëndë, sa i takon mënyrës si ka ndodhur aksidenti.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.